assert(): Calling assert() with a string argument is deprecated in /home/autoservicepartner/rexautomobile.com/web/Ip/Internal/Revision.php:44 Ndërrimi i vajit dhe filtrit

OFERTA JONË ËSHTË CILËSIA

OFERTA JONË ËSHTË CILËSIA

Cilësia e lartë vlen dhe për vaj

Kur ndërrohet vaji është mirë gjithmonë të përdorni markat dhe specifikat të cilat janë të përshtatshme për llojin e motorrit, për të shmangur problemet që mos të ndodhin në automjetin tuaj. Kjo është arsyeja që REX Automobile përdor markat e cilësisë së vajit që plotësojnë specifikat dhe kërkesat e prodhuesve të motorrëve për makina.

Ndërrimi i filtrit dhe vajit të motorrit

Vaji i motorrit duhet të kontrollohet dhe të ndërrohet rregullisht ose sipas specifikave të prodhuesit. Për këtë REX Automobile ju ofron një shërbim profesional dhe duke përfshirë një gamë të gjerë të produkteve nga Bosch të cilësisë së lartë për servisimin e automjetit. Ofrojmë ndërrimin e vajit dhe ndërrimin e filtrave, përfshirë edhe regjistrimin në broshurën e shërbimit dhe vajin me specifika të prodhuesit.

  • Përdorimi i vajit të cilësisë së lartë dhe filtrave të rinjë të vajit
  • Pastrimi i vajit të përdorur në mënyrë të pastër
  • Regjistrimi i shërbimeve

1. Lehtëson lubrifikimin e motorrit

Imagjinoni të gjitha pjesët lëvizëse, pistonat, valvulat dhe pjesët e tjera të motorrit që lëvizin me ritme të shpejta nën kapakun e një makine. Këta përbërës krijojnë nxehtësi dhe konsumojnë motorrin në mënyrë dramatike nëse nuk e kanë sasinë apo kualitetin e duhur të vajit. 

2. Heq grimcat dhe papastertitë nga motorri

Grimcat e ndotura janë vdekjeprurëse për motorrët e automjeteve. Me kalimin e kohës, papastërtia mund të shkaktojë korrozion dhe të zvogëlojë jetën e një motorri. Gjithashtu me kalimin e kohës, vaji shkrihet dhe kthehet në "llum". Qëllimi është që ta mbani motorrin të pastërt për ti lejuar proceset e tjera në mënyrë që automjeti të funksionoj siç duhet.