assert(): Calling assert() with a string argument is deprecated in /home/autoservicepartner/rexautomobile.com/web/Ip/Internal/Revision.php:44 REX Automobile

OFERTA JONË ËSHTË CILËSIA

OFERTA JONË ËSHTË CILËSIA

Ne bëjmë gjithçka për makinën tuaj

Ne bëjmë gjithçka për makinën tuaj

REX Automobile është partneri juaj për mirëmbajtjen dhe riparimin e automjetit tuaj. Me kompetencë unike i shërbejmë të gjitha markave të automjeteve, i nënshtrohemi një procesi sistematik të certifikimit dhe marrim pjesë në masa gjithëpërfshirëse për sigurimin e vazhdueshëm të cilësisë ndaj shërbimeve dhe produkteve që u ofrojmë klientëve tanë.

Shërbim i plotë me cilësi të lartë dhe kujdes personal

REX Automobile është përfaqësues i Bosch Car Service dhe ka një përvojë 25 vjeçare në Gjermani. Ne ju garantojmë një mjeshtri në nivel të lartë dhe produkte origjinale.
Me shërbimet tona ne përmbushim kërkesat tuaja individuale rreth automjetit tuaj, kujdesemi për të gjitha markat e automjeve.
REX Automobile i nënshtrohet një procesi sistematik të certifikimit dhe marrin pjesë në masa gjithëpërfshirëse për sigurimin e vazhdueshëm të cilësisë ndaj shërbimeve dhe produkteve që u ofrojmë klientëve tanë.

Teknologjia e automjeteve për lëvizshmëri të garantuar

Servisi ynë është i pajisur me teknologji të reja diagnostifikuese. Këto sisteme moderne na sigurojnë që ne të gjejmë gabimet shpejtë dhe me saktësi. Udhëzimet e hollësishme të riparimeve u ofrojnë mekanikëve tanë njohuri të plota, dhe në këtë mënyrë ne mund të mirëmbajmë shpejt dhe me saktësi automjetin tuaj.

 



Bosch një nga prodhuesit kryesorë në botë të pjesëve të automjeteve

Për më shumë se 125 vite, Bosch ka investuar në të ardhmen e automjeteve, duke e bërë atë ekonomik, të sigurt, dhe të përshtatshëm. 
Bosch është furnizues i njohur për industrinë e automjeteve në të gjithë botën.
Shoqëron një automjet gjatë gjithë ciklit të jetës së tij, nga kërkimi dhe zhvillimi në prodhim dhe kujdes të plotë.

Shërbim nga një ekip që njeh klientët e tij dhe kujdeset për ta - Kjo është ajo që njerëzit pëlqejnë tek ne!